Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar të dhënat e sondazhit të publikuar në “Memory”, nga Baton Haxhiu në ABC.
Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri. Prej 30 vitesh shqiptarët kanë qenë të orientuar ose majtas ose djathtas.
Mirëpo, sipas këtij sondazhi shqiptarët katër muaj para zgjedhjeve janë të pozicionuar në qendër.
Lidhur me këto të dhëna, Patozi shkruan se fituesit e zgjedhjeve janë kundër 3 kryetaropartive, siç e quan ai.
“FITUESIT E ZGJEDHJEVE JANË KUNDËR 3 KRYETAROPARTIVE
Ky sondazh nuk vlen shumë për të parë diferencat mes partive të vjetra dhe të konsumuara, por për të kuptuar se fituesit e zgjedhjeve të 25 prillit janë pikërisht ata, që nuk do të donin të votonin asnjërën prej tyre…”, shkruan Patozi.
/a.r