Në të duken qartë pamjet e personave të terrorizuar dhe me duar pas kokës duke dalë jashtë. Zëri I një agjenti policie dëgjohet në sfond duke iu drejtuar personave të marrë peng që të rrinin të qetë.
“Rrini të qetë, plumbat do t’i ha unë” -fliste ai.
Videoja është filmuar nga një person i marrë peng dheu shpërnda nga vetë ai në rrjetin social, Facebook.
Në sulmin e San Bernardinos mbrëmjen e kaluar humbë jetën 14 persona dhe 17 të plagosur Ndonëse ende nuk dihen motivet e kësaj masakre të rëndë, FBI ka dyshime të forta se mund të bëhet fjalë për një akt terrorist.
“Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi terrorist”,- kanë thënë burime të FBI.
Sipas mediave, çifti arab e kishte planifikuar sulmin. Të dy të armatosur rëndë hapën zjarr në një sallë të qendrës për personat me aftësi të kufizuar, të cilët po festonin Krishtlindjet.
Vrasësit kanë gjuajtur për 30 sekonda, pastaj u ndalën për tu furnizuar me municion dhe kanë goditur përsëri. /bw