Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me mbështetës të LSI në Tepelenë.
Përmes një instastory, Kryemadhit i ka bërë përshtypje fjala e një tepelenasi, ndërsa shton se qytetarëve u ka sosur durimi me arrogancën e pushtetit.
“Më 25 prill do shkojmë të votojmë me mendjen tek ekonomia e familjes dhe jo te batutat e atij të gjatit”!
Fjalë me mend nga një tepelenas sot, ku qytetarëve u ka sosur durimi me arrogancën e pushtetit dhe po angazhohen për të sjellë një qeverisje që kujdeset dhe ofron mundësi e punësim me dinjitet për Tepelenën”, shprehet ajo.