Kompozitori i njohur Limos Dizdari ka denoncuar se është kërcënuar përmes një letre.
Ai u shpreh se letra i është hedhur brenda ambienteve të banimit një letër, ku dikush e paralajmëron se duan që ta helmojnë.
Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur se ka shkuar në Polici për të denoncuar rastin e dytë të kërcënimit, pasi është kërcënuar edhe me pare, dhe gjithçka ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe organeve kompetente.
“Kërcënimi këtu ishte shumë i sofistikuar. Hodhën një zarf me një letër brenda ku më qanin hallin se “duan të të helmojnë” dhe kërkonin ndjesë se nuk mund të identifikoheshin.
Por një herë tjetër do identifikohen. Pse ndodh kjo? Cili është gabimi që kam bërë? Që erdha…?
Kur i bija unë pianos, pushonin zogjtë. Unë ia kërkova Prokurorisë që të merrej me mua. E pyeta shefin e Komisariatit. T’ja çojnë prokurorisë. Nuk e di…
Mund të di shumë gjëra po s’kam të drejtë të them gjë. Kërcënimin e parë e kam marrë në 2018, ndërsa kjo është më 16 nëntor.
Pra para një muaj. S’kam apel për organet kompetente,”– shprehet Dizdari.
Në letrën që i është hedhur në shtëpi Dizdarit, shkruhet:
“Me të vërtetë që ju duam dhe nuk ju bëjmë keq. E theksoj se jam i infromuar mirë.
Bëni kujdes se më pas nuk ka kuptim. Kam shpresë se për ca kohë do të të takoj nga afër.
I nderruar profesor Limosi të lutëm bëj kujdes nga punonjësit.
Profesor ke ujqër që duan t’ju kafshojnë, ke edhe armiq që duan t’ju helmojnë…”