Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur se vaksina që pritet të vijë në vendin tonë me shumë gjasa do të jetë ajo e “Pfizer”. E ftuar në emisionin “Open”, ajo u shpreh se strukturat kanë filluar, ende pa e marrë një “ok” nga vaksina, që të ngrenë sistemin frigoriferik.
Më tej, ajo u shpreh se e gjitha ka nisur nga siguria e shtetit shqiptar, se do t’i sigurojë dozat e para të vaksinës në tre muajt e ardhshëm.
“Po ngrejmë zinxhirin ftohës, po trajnohet edhe personeli. Se transportohet me akull të thatë vaksina. Po e ngrejmë edhe infrastrukturën për këtë. Aq të sigurtë jemi saqë po ngrejmë infrastrukturën,“-u shpreh ajo.
Vaksina e Pfizer duhet të mbahet jashtëzakonisht ftohtë: në temperaturën minus 70 gradë Celsius, që është më e ftohtë se dimri në Antarktidë.
g.kosovari