SAN SALVO
Policia italiane ka zhvilluar një operacion antidrogë, duke sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine, hashashi, armësh e parash.
Në shënjestër të karabinierëve ishin disa shqiptarë. Karabinierët kishin vënë re se në periferinë e San Salvos, në një vilë ku zyrtarisht nuk jetonte njeri, kishte lëvizje të shumta automjetesh.
Dyshimet u shtuan, kur policia vuri re se targat e makinave kishin qenë më herët të skeduara, pasi pronarët e tyre ishin arrestuar për trafik droge.
Nëse sasia e lëndës narkotike do të shitej në treg, do të fitohej prej saj më shumë se 5 mijë euro. Operacioni çoi në arrestimin e katër personave, të gjithë në moshë të re. Hetimet ishin koordinuar nga Prokuroria e Vastos dhe janë akoma në proces.