Ashtu sikurse në Tiranë, një protestë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha është mbajtur edhe në qytetin e Elbasanit.
Punonjës policie, kryebashkiaku Gledian Llatja dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodheshin në qendër të qytetit, për të biseduar më minorenët të cilët dëmtuan kosha mbeturinash dhe ndriçimin e dekorit festiv.
Policia shoqëroi dhjetë të rinj, pjesë e kësaj proteste që nisi rreth orës 17:30, në sheshin kryeësor të qytetit, “Gensher”.