Protestuesit kanë dalë jashtë kontrollit. Ata kanë sulmuar edhe Bashkinë e Tiranës me gurë dhe mjete të tjera, ndërsa në kor shanin kryebashkiakun Veliaj. Më pas iu janë vërsulur zbukurimeve të vendosura në shesh për festat e fundvitit.
Kësaj radhe ata janë kapur me pemën e Vitit të Ri në shesh duke i hequr zbukurimet. Ata kanë kapur dritat duke ia hequr pemës ndërkohë vetë pemën nuk e kanë rrëzuar.