Shoqata për Shkencën dhe Teknologjinë e Kinës dhe Grupi Mediatik i Kinës (CMG) organizuan së bashku në Pekin forumin televiziv “Cilësia e shkencës dhe sfidat globale” . Drejtori i CMG-së Shen Haixiong dhe anëtari i Akademisë Kineze të Inxhinierisë Zhong Nanshan morën pjesë në këtë forum dhe mbajtën fjalime.
Forumi u organizua në mënyrë reale dhe virtuale. 10 fitues të Çmimit “Nobel”, 30 akademikë nga Akademia Botërore e Shkencave, Akademia Kineze e Shkencave dhe Akademia Kineze e Inxhinierisë, 300 përfaqësues të organizatave shoqërore shkencore dhe shkencëtarë të rinj morën pjesë në këtë veprimtari. Ky forum dhe Konferenca Botërore për Popullarizimin e Njohurive Shkencore që u organizua në të njëjtën kohë, krijuan së bashku një platformë të shkëmbimeve shkencore dhe teknologjike ndërkombëtare.
Drejtori Shen Haixiong tha në fjalimin e tij se epidemia e koronavirusit të ri tregon se njerëzimi është një bashkësi fatesh të përbashkëta. Ngritja e nivelit të njohurive shkencore të publikut kërkon formimin e një atmosfere të respektimit të shkencës dhe të besimit te shkenca, duke thelluar bashkëpunimin midis qarqeve mediatike dhe qarkut të shkencës. Nën ndikimet e gjeopolitikës, bota përballet me shumë sfida të ndërlikuara dhe njerëzimi ka nevojë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shkencës. Përballimi i sfidave globale është përgjegjësi jo vetëm e politikës, por edhe misioni i përbashkët i njerëzve të medies, shkencëtarëve dhe publikut. Media është rruga e rëndësishme e publikut për të marrë informacione shkencore dhe një platformë e rëndësishme për përhapjen e shkencës. CMG-ja do të luajë plotësisht rolin e vet si medie kryesore dhe do të japë kontribut më të madh për ngritjen e nivelit shkencor të publikut.
10 laureatë të Çmimit “Nobel”, si Randy Sheckman, fitues i Çmimit “Nobel” në fiziologji ose mjekësi; Michael Costelitz, fitues i “Nobelit” në fizikë, Michael Levitt, fitues në kimi etj., dhanë opinionet e tyre mbi krizat e mëdha publike, ngritjen e nivelit shkencor të publikut, rëndësinë për zhvillimin e interesit shkencor të rinisë etj.