• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Masakroi Hajdarin, Meksin dhe çdo themelues të PD’/ Spahiu: Si Berisha besëpreri përmbushi amanetin e Ramizit

by Java News
09/12/2020 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë dhe jo vetëm, është kujtuar 8 dhjetori 1990, ku lindi Lëvizja Studentore. PD, PS dhe përfaqësues të asaj lëvizje kanë kryer aktivitet dhe homazhe te busti i Azem Hajdarit, ndërsa nuk kanë munguar dhe reagimet. Gazeta “SOT” kontaktoi me Kreshnik Spahiun, pjesëtar i asaj lëvizje. Në një prononcim për gazetën, Spahiu ka hedhur dritë mbi gjithë zinxhirin e ngjarjeve, ndërsa akuzon ish-kryeministrin Berisha se rrëmbeu protestën studentore me urdhër të Ramiz Alisë. “Ishte ora 21:00 e mbrëmjes. Pas një shkëndije në gjeneratorin elektrik të konvikteve shoku im i fakultetit Azem Hajdari doli në rrugë. Brenda 30 minutash ne u mblodhëm nga gjitha anët dhe e mbajtëm zjarrin e protestës 4 ditë rresht pa e ndalur. Atë mbrëmje dhjetori unë isha atje. Së bashku me Azem Hajdarin dhe Arben Ristanin ishim si përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike. Papritur erdhi ai së bashku me Gramoz Pashkon. Nuk e njihja, por quhej Sali Berisha. Kishte dy kërkesa: 1- Të shpërndaheshim me qetësi sepse sipas tij, demonstratat ishin inspiruar nga agjentë serbë të UDB; 2- Kërkoi që të ishte një nga personat që do shkonin tek Ramiz Alia për takim me grupin e studentëve. Kërkesat e tyre ngjallën reaksionin e gjithë studentëve. Dy studentë të arteve na bindën që ata janë spiunë të Ramiz Alisë dhe ne votuam kundër. U refuzuan dhe u fishkëllyen. Pa u zgjatur me histori që i keni dëgjuar me dhjetra herë po ju rikujtoj se pas 4 ditësh u shpall Partia Demokratike me 338 themelues dhe firmëtarë. Ai u rishfaq sërish aty dhe rrëmbeu mikrofonin pas Azemit për të marrë protagonizëm me çdo kusht”, tha ai.

Berisha i shërbeu Alisë

Kreshnik Spahiu është i bindur se Berisha ishte me mision nga Ramiz Alia. Sipas tij, ai e çoi deri në fund amanetin, duke mos lënë në PD asnjë prej themeluesve të saj. “Nuk e krijoi Berisha, madje për kujtesë të miliona shqiptarëve, kryetar u zgjodh Azem Hajdari dhe disa muaj më pas i zuri vendin e kryetarit ky me klanin komunist. E mori kontrollin dhe shfarosi çdo kënd duke shkruar vetë historinë. Dikush që po më lexon ndoshta nuk do më besojë por sot s’do bëj asnjë koment sepse fakti me dokumente që po publikoj flet vetë. Sali Berisha i eliminoi 100% themeluesit. Asnjë nga 338 themeluesit e PD nuk janë sot as deputetë dhe as anëtarë të Kryesisë të PD me përjashtim të një emri. Ai quhet Sali Berisha. Eliminoi gradualisht të gjithë: Abdi Baletën; Petrit Kalakullën; Ridvan Peshkopinë; Uran Butkën; Tomor Dostin; Tomor Malasin; Azem Hajdarin; Zenel Hoxhën; Aleksandër Meksin…”, tha Spahiu. Sipas tij Berisha do mbetet si besëpreri më i madh në vend. Madje ai u është përgjigjur dhe kritikave për themeluesit e tjerë të PD. “Dikush do thotë: “Edhe këta nuk ishin burra të mirë”. Po mirë o njerëz, të gjithë dolën burra të këqij dhe vetëm Berisha ishte burrë. Jo të nderuar miq. Në rastin më të mirë ai e kishte mision shkatërrimin e disidencës anti-komuniste që lindi në Shqipëri. Në rastin tjetër ai është monstra dhe besëpreri më i madh i kombit, madje më i rrezikshëm se Enver Hoxha pasi ky i nxjerr në pritë dhe u ngul thikën pas shpine të gjithë miqve. Asnjëri nuk është sot në Parlament. Ai kishte eliminuar me keq se Enver Hoxha çdo themelues. Amanetin e Ramiz Alisë e ka zbatuar me besnikëri duke shkatërruar të djathtën dhe mos lejuar krijimin e një opozite reale. 30 vjet ai e dëmtoi Partinë Demokratike dhe të djathtën më shumë se socialistët”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
“Sapo kishin dalë nga emisioni i Çanit”/ Hoxha: Si i shpëtoi breshërisë së kallashnikovit Vajdin Lamaj 4 muaj para se të ekzekutohej

“Sapo kishin dalë nga emisioni i Çanit”/ Hoxha: Si i shpëtoi breshërisë së kallashnikovit Vajdin Lamaj 4 muaj para se të ekzekutohej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In