Presidenti i zgjedhur Joe Biden, duke folur për dy kriza kombëtare me madhësi historike (ekonomia dhe pandemia), vuri edhe njëherë në dukje se edhe në javët e tij të fundit në detyrë, presidenti Trump preferon të përqendrohet në komplotet e çmendura që synojnë të përmbysin një zgjedhje demokratike në vend sesa mbi kërcënimet e afërta për jetën dhe mirëqenien e amerikanëve.
Në një konferencë shtypi, presidenti i ardhshëm foli për vendin dhe papunësinë e madhe që ka mbërthyer Amerikën.
Presidenti aktual nuk u mundua ta trajtojë atë si çështje por Biden pranoi se “është thellësisht shqetësuese që rënia e papunësisë së përgjithshme [në 6.7 përqind] gjatë muajit të kaluar u nxit nga njerëz që po tërhiqeshin nga tregu i punës plotësisht. … Gjatë tre muajve të fundit, 2.3 milion njerëz ishin të papunë – rritja më e madhe e papunësisë e regjistruar ndonjëherë.
Biden inkurajoi ligjvënësit të miratojnë një projekt-ligj stimulues dhe premtoi se do të bëhej më shumë se sa u premtua. (“Amerikanët kanë nevojë për ndihmë, dhe ata kanë nevojë për të tani, dhe do të kenë më shumë nevojë në fillim të vitit të ardhshëm.”)
Ndërsa vazhdon të merret me pretendimet se zgjedhjet janë manipuluar, Trump ka hequr dorë nga përgjegjësia dhe nuk ka pranuar të mbajë pretendimin që ka dhënë në fillim të qeverisjes.
Mosbesimi në administratën Trump është kthyer në mosbesim ndaj shkencës, duke shtuar një lëvizje tashmë të fuqishme anti-vaksinë.
Çfarë ka bërë administrata aktuale për të lehtësuar procesin e vaksinimit?
Mesa duket asgjë. Parashikimi i Biden për mbi 200,000 viktima deri në fund të vitit mund të jetë tmerrësisht i saktë.
Trump është konsumuar jo me kërcënimet e dyfishta të një përkeqësimi të recesionit ekonomik dhe pandemisë, por edhe me faktin se ka mohuar se ka humbur zgjedhjet.
Gjykatë pas gjykate, dhe më shumë se 40 prej tyre hodhën poshtë akuzat e tij të pabazuara për mashtrim. Në Wisconsin, Gjykata e Lartë e Shtetit dha një verdikt brutal mbi përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet:
“Kjo është një rrugë e rrezikshme që po na kërkohet të ndjekim”, paralajmëroi gjyqtari Brian Hagedorn, në Twitter.
Trump humbi gjyqet edhe në Nevada, Minesota, Michigan, Arizona dhe Georgia.
Sipas çdo standardi, ai po përballet me poshtërim të vazhdueshëm në gjykata. Përveç faktit që ai ka pranë shumë gjyqtarë të krahut të djathtë, republikanët nuk mund të tregojnë për asnjë përfitim që rrjedh nga katër vitet e tij në detyrë, por më tepër dëm.
Trump lë pas një situatë kaotike: një humbje neto prej më shumë se 3 milion vendeve punë dhe qindra mijëra amerikanë të vdekur.
Fati politik i republikanëve nuk ka shkuar edhe aq mirë.
Baza e tyre është e tjetërsuar si kurrë më parë. Deri në fund, shumica e anëtarëve republikanë të Kongresit kanë ruajtur reputacionin e tyre në kurriz të një presidenti shkatërrues, racist dhe plotësisht të paaftë.
Një studim i publikuar nga republikanët në Kongres zbuloi se vetëm 27 nga 249 pranuan fitoren e Biden. Shumica dërrmuese ishin tepër frikacak për të dhënë një përgjigje përfundimtare.
GOP tashmë është kthyer thjesht në një kazan të mbushur me pendesa dhe paranojë – një parti që mbijeton nëpërmjet një web-i gënjeshtrash dhe duke tmerruar votuesit e saj.
Shpresa e vetme e amerikanëve është që republikanët që do të qëndrojnë në Kongres nuk do të jenë efektivë për të penguar procesin ashtu siç ata edhe presidenti i tyre që humbi nuk ishin në qeverisjen e vendit. Përktheu Sonila Backa/abc