Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, foli edhe njëherë lidhur me raportimet ditore të vdekjeve nga Covid-19, ndërsa u pyet nga gazetarët nëse përfshihen në listë pacientët që ndërrojnë jetë në kushte shtëpie.
Rakacolli tha se jemi ende në mes të një luftë dhe bilancet bëhen në fund, ndërsa theksoi se asnjë vdekje nuk është fshehur, duke kërkuar njëherazi që fokusi të drejtohet te jetët e fituara.
“Raportohen të gjitha ato raste që strukturat tona i klasifikojnë si raste vdekjesh. Nuk mund të ketë paralelizëm mes atyre që janë të agjencive funerale dhe atyre që janë të strukturave të Ministrisë së shëndetësisë. Jemi në mes të një luftë, dhe zakonisht bilancet nuk bëhen në mes. Ne jemi gjithmonë në raportime ditore. Asnjë vdekje nuk është fshehur! Çdo gjë është thënë me përgjegjësi. Shkaku i vdekjes përcaktohet nga mjeku, dhe ministria e raporton në kohë reale. Problemet e lëvizjes së njerëzve dhe agjencive funerale do të shikohen, do të rregullohen. Do të bëja një thirrje që të mos fokusohemi të vdekjet por jetët e fituara. Nuk ka asnjë rast që një person të ketë humbur jetën dhe të rezultojë në letra i gjallë. Vdekjet në total nuk janë të rritura dhe jo vetëm nga Covid-19. Është një bilanc që do të bëhet me rigorozitet, dhe bëhet në fund të luftës”, tha Rakacolli.
g.kosovari