• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Basha “ftoh kokën” dy herë në ditë në një nga vilat luksoze të Metës’/ Valteri akuza ndaj PD-LSI: Po ndajnë postet para kohe

by Java News
08/12/2020 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri përmes një komenti në rrjetet sociale ka uruar 8 dhjetorin, por njëherazi ka bërë edhe një panoramë të politikës shqiptare.

Sipas Valterit qytetarët janë në dilemë, të votojnë Ramën për mandatin e tretë, kur bilanci i dy të parëve është për të dëshiruare, apo të votojnë Bashën dhe të marrin në paketë dhe Metën e Kryemadhin.

Jo vetëm kaq, por Valteri shkruan se thonë se Lulzim Basha “ftoh kokën” dy herë në ditë në një nga vilat luksoze të Ilir Metës, larg syrit të qytetarëve të thjeshtë duke gatuar skenarë ogurzinj dhe ndarë postet para kohe, me idenë se PD-LSI dhe aleatët e kanë të sigurt fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i plotë i Valterit:

Gëzuar 8 Dhjetorin Lul !

Popullariteti është barometri më përcaktues që tregon aftësitë e lidershipit dhe deri diku parashikon edhe të ardhmen e tij.

Klasa politike shqiptare në këto 30 vite tranzicion ka pasur politikanë karizmatikë, sikurse ka pasur edhe politikanë fodullë, arrogantë dhe të papërgjegjshëm të cilët kanë pasur për synim mbushjen e xhepave dhe të kontove bankare.

Dhe koha më e mirë për të ekspozuar masivisht këta të fundti, është periudha përpara zgjedhjeve.

Aktualisht po jetojmë ditët kur zgjedhjet parlamentare po afrojnë dhe politikanët me stof mashtruesish të pazakontë mbushin ekranet, shfrytëzojnë Shoqërinë Civile dhe shkojnë përpara qytetarëve të thjeshtë si alternativa më e mirë për t’u besuar.

Në fakt ky është soji i politikanit që nuk duhet promovuar, sepse nuk kanë për qëllim interesin e përbashkët por vetëm atë personal.

Por gjithsesi shqiptarët do ta bëjnë një zgjedhje, sepse vota është një e drejtë kushtetuese dhe si e tillë duhet ushtruar.

Por kë të votojnë? T’i japin Edi Ramës një mandat të tretë? Problemi është se bilanci i dy mandateve të para lë për të dëshiruar.

Të votojnë Lulzim Bashën? Si një ofertë aternativë me pushtetin meriton të vlerësohet në tërësinë e tij.

Kush është Lulzim Basha dhe çfarë përfaqëson ai? I katapultuar në Partinë Demokratike 15 vjet më parë arriti gjithçka synonte, iu besuan postet më të rëndësishme shtetërore, mirëpo efektiviteti nuk është aspak bindës, madje përkundrazi në adresë të Bashës ka ende një dosje që e rrezikon atë politikisht në çdo moment, siç është kostoja e katërfishuar e Rrugës së Kombit, me firmë të ish-ministrit të Transporteve të kohës, vetë Lulzim Bashës.

Sikurse 21 janari dhe urdhri që iu dha Gardës së Republikës për të hapur zjarr në drejtim të protestuesve. 4 vitet e çuara dëm në krye të Bashkisë së Tiranës. Dhe zgjedhja në krye të PD me vota të manipuluara. Akuzat kanë ardhur nga demokratë të vjetër dhe themelues të partisë.

Lulzim Basha sot kërkon të vijë në pushtet dhe të pasojë Edi Ramën në detyrën e kryeministrit. Sigurisht që atë post mund ta lakmojnë shumë politikanë.

Ndoshta ka edhe plot të tjerë që më popullorë se Lulzim Basha e më pak lakmitarë se ai, me të drejtë synojnë gjithashtu që një ditë të jenë kryeministër. Por siç thotë populli, “shtriji këmbët sa ke jorganin”. Për hir të të vërtetës, sot kemi një kryetar opozite pa program se çfarë do të bëjë ai nëse vjen në pushtet. Kemi elementë të opozitës që kanë ende dosje të hapura korrupsioni që nga koha kur PD qeveriste me LSI-në.

Janë po këta që thonë se kemi program për mirëqeverisjen, kemi program punësimi dhe mbështetje për biznesin. Në fakt, janë po të njëjtët që kanë nxirë Shqipërinë në listën e vendeve më të korruptuara në planet. Janë po të njëjtët që qytetarëve nuk iu përgjigjen për shqetësimet, hallet dhe problemet e tyre.

Dhe po të njëjtët duan sërish të vijnë në pushtet.

Shqiptarët sot i ka zënë halli i madh. Edhe po të duan ata të votojnë Lulzim Bashën, një siklet i pazakontë i mundon. Ata kanë frikë se bashkë me Lulin, marrin paketë edhe Ilirin e Presidencës e Monikën e LSI-së. Kjo po që do të ishte një barrë tepër e rëndë si për opozitën e rrugës që synon të vijë në pushtet në 25 prill ashtu edhe për qytetarët që ndoshta me të drejtë luten dhe shpresojnë për rotacion politik.

Megjithatë “opozita e rrugës” duket e kënaqur duke pasur Liken e Presidencës si mbikëqyrës mbi kokë. Thonë se Lulzim Basha “ftoh kokën” dy herë në ditë në një nga vilat luksoze të Ilir Metës, larg syrit të qytetarëve të thjeshtë duke gatuar skenarë ogurzinj dhe ndarë postet para kohe, me idenë se PD-LSI dhe aleatët e kanë të sigurt fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Por a mund të vijë në pushtet një e ashtuquajtur opozitë që nuk bind as veten e vet? Pikëpyetjet janë të mëdha.

Si mendon të vijë Lulzim Basha në pushtet kur nuk ka program, nuk ka platformë për drejtimin e vendit aq shumë hallemadh sa ky i yni? Kemi disa muaj që dëgjojmë prej tij vetëm një frazë: “Plani me 5 pika”.

Po ta pyesë dikush Lulin se çfarë risie do sjellë ai me këtë plan, sigurisht që të vertetën nuk do ta thotë, do mashtrojë dhe gënjejë siç ka bërë gjithnjë. Do tentojë të spekulojë njësoj si me shifrat e tij matematikore 7X7=42 (kur në fakt 7X7 bëjnë 49 do apo s’do Luli).

Njësoj si shifrat e tij matematikore është edhe jeta politike e Lulzim Bashës e ngritur si “kala mbi rërë”, si i preferuari i liderit historik dhe familjes së tij, marrëdhënie kjo që siç është dëshmuar ditët e fundit, daton që në fillimin e viteve 2000.

Jo më kot miku i tij sot, Ilir Meta i Presidencës dikur ka thënë: “Luli të mashtron edhe po ta pyesësh sa është ora”.

Prandaj, të besosh sot se Lulzim Basha është i denjë për të qeverisur vendin, është njësoj sikur të besosh se Ilir Meta ka hequr dorë nga LSI-ja. Në të dyja rastet, qytetarët e dinë se kush është e vërteta.

Si gjithnjë, lufta bëhet mes dy fronteve, pa program dhe pa ide, thjesht me akuza dhe kundërakuza. Por këtë herë situata duket shumë ndryshe. Siç mund të kuptohet, qytetarët janë të zhgënjyer jo vetëm nga qeveria, por edhe nga “opozita e rrugës”.

Sa kohë të jetë Lulzim Basha kryetar i PD dhe shpresambajtësi i të djathtëve besnikë, po aq Edi Rama do të jetë kryeministër. Lulzim Basha, e thënë shkurt fare, nuk ngjit në popull, nuk është popullor e as karizmatik.

Prandaj edhe fati i tij duket i parashkruar. Mos kini dilema e as dyshime, ka plot alternativa opozitare shumë herë më të besueshme për mijëra të pakënaqur si me qeverinë ashtu edhe me Partinë Demokratike e partitë e saj aleate.

g.kosovari

Next Post
Vrau dhe dogji pronarin, i riu shqiptar tregon ngjarjen për mediat greke

Vrau dhe dogji pronarin, i riu shqiptar tregon ngjarjen për mediat greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Qershor 2026

June 24, 2026
Zuckerberg sfidon Polymarket, Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

Zuckerberg sfidon Polymarket, Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

June 24, 2026
Dëshmia tronditëse, qeveria britanike zgjodhi marrëdhëniet me Emiratet mbi masakrën në Sudan

Dëshmia tronditëse, qeveria britanike zgjodhi marrëdhëniet me Emiratet mbi masakrën në Sudan

June 24, 2026
“Kam qenë veç te dyqani i Celtic”, Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

“Me thashethemet e Blushit merresh akoma ti?”, sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…

June 24, 2026
Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

June 24, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Flamingot e kinostudios “Shqipëria e re”

June 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Senati i jep goditje Trumpit, miratohet rezoluta kundër luftës, presidenti: E pavend dhe e pakuptimtë

June 24, 2026
Nga kabllot në ajër, te kryebashkiakët “që mungojnë”, Rama me mesazhe të forta për qytetet

Nga kabllot në ajër, te kryebashkiakët “që mungojnë”, Rama me mesazhe të forta për qytetet

June 24, 2026
Transformimi urban, Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

Transformimi urban, Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

June 24, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

CEZ-DIA, avokati i Metës kërkon papërdorshmërinë e provave: Akuza është e motivuar politikisht

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In