Prodhimi i robotëve të Kinës u rrit me 38.5 për qind në tetor, krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare.
Në 10 muajt e parë të vitit, vendi prodhoi gjithsej 183.447 robotë industrialë, 21 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, përcjellë nga “China Daily”.
Gjatë periudhës janar-tetor, prodhuesit kryesorë të robotëve industrialë të Kinës me të ardhura vjetore nga biznesi prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 3.05 milionë dollarë) mblodhën 39.62 miliardë juanë të ardhura të kombinuara, 2.3 për qind më shumë se një vit më parë, treguan të dhënat.