• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nisi sot testimi i shpejtë i antigenit, Fico: Nga fillimi i epidemisë testet janë 10-fishuar

by Ardit Rada
07/12/2020 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, prof. Albana Fico, është shprehur se testi i shepjtë i antigenit ka një siguri të lartë dhe do të forcojë kapacitetet aktule të testimit.

“Ashtu siç e kemi thënë në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit ne funksion të kufizimit të përhapjes se infeksionit kemi siguruar testet e shpejta të antigenit, të cilat i shtohen kapaciteteve aktuale të testimeve PCR, duke siguruar më shumë akses për qytetarët për testimin e sigurt. Janë siguruar në kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigentit. Do të vijojë furnizimi ndërkohë që ne vijojmë paralelisht edhe testimin PCR. Sot testimi i shpejtë ka nisur në Tiranë, janë epidemiologët në terren ata që përcaktojnë vatrat, në funksion të hetimit epidemiologjik. Vatrat e evidentuara që do të vlerësohen prej tyre si me rëndësi në transmetimin e infeksionit. Testet janë të një standardi të një cilësie të lartë, çertifikuar nga OBSH ”, tha prof.Fico.

Drejtoresha e ISHP deklaroi se pas datës, 20 testimi i shpejtë do të vendoset në administrim edhe të mjekut të familjes.

“Pas datës 20, do të vijohet dhe shpërndarja e testeve dhe në rrethe. Pacientët do të referohen nga mjeku i familjes. Ky rekomandim mban parasysh diferencat; pse teste të shpejta dhe jo PRC. Që nga fillimi i pandemisë është përmirësuar cilësia e testeve. Testet e shpejta funksionojnë shumë mirë në 5-ditëshin e parë ku ngarkesa virale është më e madhe. Edhe kur kemi simptoma, me kalimin e ditëve, fillon e bie virulenca. Mjekët e familjes pas datës 20, do të referojnë një kategori të caktuar pacientësh që përmbushin ato kushte, si, personat që shërbejnë në komunitete të caktuara, në ambiente të mbyllura, në dhënien e shërbimit ndaj të moshuarve”, tha Fico.

Gjatë një interviste për News 24 Fico theksoi se fillimi i pandemisë në vendin tonë ka nisur me 150 testime në ditë ndërsa sot është dhjetëfishuar numri i testimeve.
“Testimi në vetvete nuk është qëllim, por instrument që të lejon që të detektosh. Nuk ka test që nuk ka përqindje gabimi. Po të mendosh se si nisi ISHP me 150 teste në ditë, sot jemi tek 10-fishi”, tha Fico./a.p

Next Post
Sërish shifra të larta në Kosovë/ 720 raste të reja me Covid dhe 11 të vdekur

Koronavirusi në Kosovë, 14 viktima dhe 519 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

November 7, 2026
Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In