Thirrjes së ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vjen dhe një reagim nga diplomati i BE-së, në Shqipëri Luigi Soreca.
Ky i fundit, teksa ka shpërndarë mesazhin e ambasadores, ka nënvizuar rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese në procesin e integrimit.
“Është me të vërtetë kritike që KED të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në opinionet e Komisionit të Venecias. Sigurimi i funksionalitetit të plotë të gjykatës është një kusht kryesor për të hapur bisedimet e pranimit në Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në”, thuhet në mesazhin e Sorecës.
It is indeed critical that JAC concludes rapidly evaluation of candidates for open vacancies in the Constitutional Court, building upon the openings of @VeniceComm opinion. Ensuring Court’s full functionality is a key condition to launch the accession talks 🇪🇺🇦🇱in the first IGC. https://t.co/EwV0sFrOpK
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) December 7, 2020
g.kosovari