• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

OFL “zbarkon” në Fier, u dërgon formularin 5 “të fortëve” të dënuar për vrasje, vjedhje dhe shfrytëzim prostitucioni

by Java News
07/12/2020 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë persona të dënuar për vepra të ndryshme penale morën sot formularin nga Operacioni Forca e Ligjit për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë. Bëhet fjalë për Bledar Qemalaj, Arjan Rushi, Roland Sota, Marteos Pasho, Enri (Gazmir) Ajdinaj.

Bëhet fjalë për 5 shtetas me banim në Fier e Ballsh që janë dënuar për “vrasje me paramendim”, “vjedhje me armë”, “shfrytëzim prostitucioni” e “trafikim narkotikes”, si dhe  “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Njoftimi i plotë

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bledar Qemalaj banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

Arjan Rushi, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vjedhja me armë”;

Roland Sota, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

Marteos Pasho, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Enri (Gazmir) Ajdinaj, banues në Ballsh, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

g.kosovari

Next Post

Tomini: Testimi i shpejtë ka siguri 100%, ul fluksin për PCR

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

September 10, 2026
BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

September 10, 2026
Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

September 10, 2026
Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

September 10, 2026
Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

Rekord! Emigrantët dërguan 621 mln euro në gjysmën e parë të vitit

September 10, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksidenti në Lushnjë, policia zbardh detaje të reja: Ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

September 10, 2026
Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

September 10, 2026
11 Shtatori, dita që ndryshoi botën! 25 vite nga sulmet që tronditën Amerikën

11 Shtatori, dita që ndryshoi botën! 25 vite nga sulmet që tronditën Amerikën

September 10, 2026
Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

Si Gjykatat e provokuan sherrin me Qeverinë? Vetë Kushtetuesja dërgoi borderotë e vjetra

September 10, 2026
“Prokuroria nuk është e qartë”, Avokatja: ZVP nuk ka provë për ndërhyrjen e Thaçit

“Prokuroria nuk është e qartë”, Avokatja: ZVP nuk ka provë për ndërhyrjen e Thaçit

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com