Report TV publikon videon e një aksidenti fatal të ndodhur mbrëmjen e së shtunën (5 dhjetor) në rrugën “Demokracia” në Kamëz, në të cilën mbeti e vdekur një 22-vjeçare dhe e plagosur një 19-vjeçare tjetër. Një automjet me shpejtësi të lartë është përplasur me dy mjete të tjera.
Si pasojë goditja ka rezultuar fatale.
Dy vajzat janë transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar, por njëra prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda.
Policia ka arrestuar 19-vjeçaren Deni Doku për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”, drjetuese e mjetit tip SMART.
Vajzat ishin mike me njëra-tjetrën, dhe ishin në të njëjtën makinë.