Vllaznia është rikthyer tek fitorja në sfidën e javës së gjashtë të Kategorisë Superiore.
Shkodranët kanë mposhtur në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Bylisit me rezultatin e ngushtë 1-0.
Një gol i shënuar nga mbrojtësi Eni Imami i dhuroi fitoren vendasve, të cilët marrin tre pikë të arta nga ky takim.
Me këtë fitore Vllaznia ngjitet e vetme në krye të renditjes me 13 pikë të plota.
Ndërkohë, në sfidën tjetër Skënderbeu nuk ka mundur dot të fitojë në fushën e saj kundër Laçit.
Një barazim që djeg për ekipin e Julian Ahmatajt, që u trondit nga ekipi i Laçit në minutën e fundit të takimit duke barazuar rezultatin në 1-1
Golin e parë të takimit e shënoi Mara në minutën e 71-të të takimit për korçarët, por në minutat e fundit të ndeshjes kurbinasit barazojnë gjithçka me anë të Harmon.
Java e gjashtë e Kategorisë Superiore do të mbyllet me dy ndeshjet e tjera që do të luhen në orën 16:45 që janë Teuta-Kastrioti dhe Kukësi-Apolonia. (TemA)