Maqedonia e Veriut ka regjistruar sërish shifra të larta infektimesh prej Covid-19.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.100 raste të reja pozitive nga 2.824 tamponë.
Numri i viktimave në 24 orë regjistrohet sërish i lartë, me një bilac prej 30 personat të cilët kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid.
Ndësa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 585 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 66.330, prej të cilëve 42.241 janë shëruar, ndërsa 1.877 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 22.212.
g.kosovari