Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka paditur për shpifje Partinë Demokratike dhe përfaqësues të saj pas akuzave për përdorim të mjeteve të Forcës Ajrore në fushatë zgjedhore.
Lajmin e ka bërë me dija zyra e shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila i konsideron shpifje akuzat e selisë blu dhe të përfaqësuesve të saj.
Ajo ka dorëzuar kërkesë padinë ndaj ish-deputetëve demokratë Xhemal Gjunkshi, Gent Strazimiri dhe Albana Vokshit.
PD akuzon Xhaçkën se ka përdorur helikopterë të FA-ve për të shkuar në takimet elektorale në Dibër.
ijë euro. “Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra“, tha pak ditë më parë ish-deputetja e PD, Albana Vokshi.
Edhe ish-deputeti Xhemal Gjunkshi në denoncimin e tij e konsideron shpërdorim skandaloz të detyrës së ministres, teksa thotë se duhen larguar nga pushteti këta njerëz të “pashpirt dhe të pafytyrë” siç i konsideron ai.
“Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër”, ka thënë ai.
g.kosovari