Një tentativë shokuese për përdhunim ka ndodhur në Tiranë por që fatmirësisht u parandalua nga Policia e Shtetit.
Blutë e kryeqytetit arrestuan një shtetas 52-vjeçar i cili tentoi të përdhunojë motrën e tij 48-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi tek pallatet “1 maji”, në bulevardin “Bajram Curri”.
Shtetasi i arrestuar nga policia është me inicialet D.T, ndërkohë nuk jepen të dhëna për identitetin e viktimës së tentativës së abuzimit.