• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Amnistia e fundvitit, pritet të përfitojnë rreth 1 mijë të dënuar

by A R
01/12/2015 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur janë mbushur 103 vite nga shpallja e pavarësisë të Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një nismë për përpilimin me një ligji për dhënie amnistie në burgje. Ky ligj që pritet të finalizohet në fund të vitit 2015, përfshin një grup të dënuarish për veprash të ndryshme penale. Bëhet fjalë për një numër që varion nga 800 deri në 1000 të dënuar, shifër kjo që mund të ndryshojë, por që po diskutohet në vijim për tu amnistuar.

Momentalisht projekti është në fazën fillestare të diskutimit në Ministrinë e Drejtësisë, e cila mësohet se në ditët në vijim do vendosë për ngritjen e grupeve të punës për të përcaktuar dhe veprat penale që do amnistohen. Amnistia për një numër të konsiderueshëm të dënuarish, duket se është parashikuar në formën e “dhuratës”, me rastin e festave të fundvitit.

Deri tani nuk dihet me saktësi se cilat vepra penale do të amnistohen, për shkak se dhe projekti është në fazën fillestare të diskutimit. Lista me veprat penale pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do amnistojë dënimin e personave që momentalisht qëndrojnë të izoluar në rreth 17 burgje të vendit.

Kriteret e amnistisë

Nga projektligji që po përpilohet në ministrinë e Drejtësisë,pritet të  plotësojnë rreth 800 deri në 1 mijë të dënuar, të cilët janë dënuar me dënime të ndryshme. Kriteret për të lënë qelitë pritet të përfshijnë, të gjithë të dënuarit të cilëve u kanë mbetur deri në 2 ose 3 vite burg për të vuajtur, personat e dënuar me kusht apo me gjobë, apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në një datë të caktuar.

Personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me kusht, me gjobë, apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim; personat e dënuar me burgim, të cilëve u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.

Amnistia për femrat

Nga kjo amnisti do të përfitojnë dhe të dënuarat femra, të cilat janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, të dënuarit meshkuj, që janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç.

Në të gjitha këto raste përjashtohen të dënuarit për krime të rënda, si vrasje, trafik droge e shumë vepra të tjera penale të rënda.Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se ka nisur procedurat për amnisti, që do të përfshijnë krimet e lehta, gratë si dhe të miturit. “Amnistia është një procedurë që bëhet me ligj edhe Presidenti ushtron të drejtën e faljes.

Kam proceduar për hir të vërtetës një procedurë amnistie, të shikojmë se si do ta implementojmë. Por më përpara do të më duhet të marr mendimet e kolegëve ministra që kanë një rol të drejtpërdrejtë në këtë histori, pastaj mendoj se do jemi në një qëndrim më të pjekur”, deklaroi Manjani./Shqiptarja.com

Next Post

Turqi/ Shpërthimi në stacionin e metrosë, objektiv i sulmit ishte patrulla e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

October 19, 2026
Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com