Liga e Kampioneve vazhdon sot me 8 ndeshjet e tjera të ndalesës së pestë për grupet. Betejë për vendin e parë dhe të dytë si dhe për kualifikimin e 1/8-ave janë objektivat që luhen sot në fushë për disa ekipe.
Mançcester Junajtid dhe PSG-ja ndeshen sot në mbrëmje në “Old Trafford”. Nëse “Djajtë e Kuq” fitojnë sot ndaj nënkampionëve të Europës, ata sigurojnë përfundimisht vendin e parë, ç’ka e favorizon në shortin për 1/8-at. Parizienët duhet të mendojnë për të siguruar kualifikimin për më tej teksa kanë të njëjtën kuotë pikësh me Lajpcigun e vendit të tretë.
Një tjetër përballje interesante është dhe ajo mes Lacios e Borusia Dortmundit. Nëse italianët fitojnë në Gjermani, atëherë janë favoritë për ta mbyllur grupin në vendin e parë, por verdhezinjtë nuk janë një ekip i lehtë për t’u mundur.
Në fushë zbresin sot dhe Barcelona me Juventusin. Katalanasit udhëtojnë në Hungari për t’u ndeshur me Ferencvaroshin, kurse bardhezinjtë presin Dinamon e Kievit në shtëpi. Ekipi i Andrea Pirlos duhet të fitojë këtë takim dhe përballjen e fundit me katalanasit për të shpresuar se mund të kapin vendin e parë. Por, për “Zonjën e Vjetër”, përballja e ardhshme me ekipin blaugrana nuk do të jetë e lehtë teksa i duhet të fitojë me të paktën 3 gola diferencë për të marrë përfundimisht kreun e grupit F.
Çelsi dhe Sevilja përballen sot për të vendosur se kush do të marrë kreun e grupit E, teksa e kanë siguruar kualifikimin për më tej.
Përballjet e sotme në Ligën e Kampioneve janë:
BASHAKSHEHIR-LAJPCIG (18:55)
KRASNODAR-RENE (18:55)
KLUB BRYZH-ZENIT (21:00)
BORUSIA DORTMUND-LACIO (21:00)
FERENCVAROSH-BARCELONA (21:00)
JUVENTUS-DINAMO KIEV (21:00)
MANÇESTER JUNAJTID-PSG (21:00)
SEVILJA-ÇELSI (21:00)