Carlo Ancelotti ka gjasa të rikthehet në Serie A për ta marrë drejtimin e Romës.
Rudi Garcia rrezikon të shkarkohet pas rezultateve të dobëta të Romës në ndeshje e fundit në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Sipas mediave italiane, kandidatë kryesor për ta marrë drejtimin e ekipit romak është Carlo Ancelotti.
Ancelotti është trajner i lirë pas shkarkimit nga Real Madridi. Ish trajneri i Chelseas, Milanit dhe PSG-së kishte disa ofertë gjatë kësaj vere, por nuk ka pranuar t’i rikthehet punës.