Pas rikthimit të regjimit të vizave për shtetasit turq, Rusia ka shkuar edhe më tej me sanksionet kundër Turqisë, që vijnë pas incidentit me avionin SU 24 në kufirin sirian.
Qeveria ruse ka ratifikuar sanksionet ekonomike ndaj Turqisë. Paketa e sanksioneve që i vendosen shtetit turk vjen si formë ‘ndëshkimi’ nga qeveria ruse pas rrëzimit të avionit të saj, pak ditë më parë.
Qeveria ruse ka miratuar dekretin e presidentit Putin për “masat që garantojnë sigurinë kombëtare të Federatës Ruse dhe mbrojtjen e qytetarëve të saj nga akte kriminale dhe të paligjshme dhe imponimi i disa masave ekonomike në marrëdhëniet me Republikën Turke”.
Masat ekonomike kanë të bëjnë me ndalimin e importit të produkteve me origjinë nga Turqia.