Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Basha është një kandidat për kryeministër, që vjen me ofertë serioze.
“Rama do që të lërë Bashën në hije. Këta janë 5 muaj jetikë për opozitën, sepse do të duhet të fitojë zgjedhjet më 25 prill. Opozita duhet të bashkonte më shumë të djathtët. Çdo votë e të djathtëve vlen.
Opozita duhet të veprojë shpejt, sepse njerëzit e gjykojnë edhe për bashkimin e një fryme të përgjithshme. Basha duhet të punojë më shumë për bashkimin e së djathtës dhe për strategjinë e mbrojtjes së votës.
Është opozita ajo që duhet të vijë në pushtet dhe kjo opozitë e ka kandidatin për kryeministër, Bashën, që ka program normal për të nxjerrë Shqipërinë nga ky batak ku jemi”, tha Gjekmarkaj.
Agron Gjekmarkaj theksoi se afër 2 000 familje vazhdojnë të jetojnë në çadra që nga tërmeti i 26 nëntorit, kurse shtoi se kryeministri e ka politizuar edhe çështjen e strehimit.
“Tërmeti më 26 nëntor ishte tronditës. Qeveria tha se do të nisë rindërtimin, por akoma jemi në retorikë. Pak ndërtime janë bërë. Jemi në prag dimri dhe gati 2 000 familje jetojnë akoma në çadra e kjo është e trishtë. Kryemiinistri po e politizon çështjen. Basha po përqëndrohet tek ekonomia, që është pjesë e dobët e kësaj qeverisje.
E shoh efikas reagimin e presidentit. Rastësia e bën bashkë presidentin me opozitën”, u shpreh Gjekmarkaj.
Më tej, Gjekmarkaj nënvizoi se partitë e reja duan ndryshimin, prandaj ata do bashkojnë votën me opozitën.
“Partitë e reja që duan ndryshim, do bashkohen rreth opozitës. Është e kotë të thuash që partitë e vogla do të përmbysin qeverinë, prandaj do mbështesin opozitën e vendit.
Opozita mund të kritikohet, por mbetet e vetmja shpresë për ndryshim. Pandemia do jetë pjesë e fushatës. Demokracia është shumë e brishtë”, përmbylli Gjekmarkaj.
g.kosovari