Doktori Mikhail Varshavski i njohur ndryshe si Dr. Mike së fundmi ka udhëtuar nga Neë York në Miami në 12 Nëntor për të festuar 31-vjetorin e tij. Ai ka organizuar një party të madhe në një anije me 14 persona ku11 prej tyre ishin vajza seksi të veshura me bikini. Ai që prej fillimit të pandemisë i ka bërë thirrje ndjekësve të tij që të mbajnë distancë sociale, të vendosin maskat dhe informacione të tjera të përgjithshme. Por mesa duket doktori i ka zhgënjyer të gjithë me sjelljen e tij gjatë festës së ditëlindjes. Ata nuk kanë ruajtur distancë fizike dhe askush nuk mbante maskë.
Dr. Mike është shpallur nga revista “People” si mjeku më seksi në botë dhe ka rreth 3.9 milionë ndjekës në Instagram dhe 2.9 milionë në Facebook.
Në pamjet e publikuara nga festa e tij kanë vërshuar shumë komente negative, ku shumica e ndjekësve kanë shprehur se janë të zhgënjyer nga ai dhe e gjithë simpatia që kishin për të tashmë është zhdukur, madje sjelljen e tij e kanë quajtur hipokrizi.
“Unë e di që është jeta juaj dhe ju mund të bëni atë që dëshironi, por keni zgjedhur të jeni një figurë publike. Dhe për shkak të kësaj dhe profesionit tuaj, ju jeni në një standard më të lartë”.
“Supozohet se jeni shembulli, ju admirova dhe ju respektova, tani çdo gjë ka humbur”.
“Asnjëherë nuk jam kujdesur për shëndetin tim, kurrë nuk u kam besuar mjekëve, vetëm atij. Tani nuk di çfarë të besoj ose të bëj më. Unë kam bërë realitet çdo informacion dhe argument që ai ka dhënë në videot e tij”.
“Kur bëhesh një ndikues shumë i madh tek i cili shumë njerëz mbështeten për informacion mjekësor në lidhje me pandeminë, kjo nuk është aspak një pamje e mirë”, kanë qenë disa nga komentet e fansave të tij.
Sipas mediave të huaja fitimet e tij vjetore shkojnë deri në 1 milion dollarë nga postimet e ndryshme në internet dhe pasuria e tij personale shkon deri në 7 milion dollarë.
/a.r