Një jurist në Kadastrën e Vlorës është arrestuar me akuzën për “falsifikim të dokumenteve”.
Në pranga ka rënë shtetasi H. Sh., 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Hetimet për të, janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik në DVP Vlorë dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhë 1-vjeçare, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin bregdetar.
/a.r