Zonja Trëndafile ishte në seancën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare me kërkesë të zonjës Zana e cila ia ka lëshuar me qira shtëpinë e një të afërmi të saj dhe Trëndafilja nuk ia ka paguar qiranë ende. Zana e ka futur Trëndafilen pa e pyetur pronarin e shtëpisë, ndërkohë që i kërkon lekët Trëndafiles e cila ndodhej mes 4 rrugëve. Edhe pse ka një shtëpi në fshatin Shëngjin të Shëngjergjit dhe një shtëpi në Tiranë, ajo kërkon një dhomë ku të fusë kokën.
Burri dhe djali nuk dëshirojnë që ajo të rrijë më në Tiranë për të kthehet në fshat, ndërsa Trëndafilja është betuar që në atë fshat nuk do shkelë kurrë dhe e ka mallkuar. Ajo ka kujtime shumë të këqija nga ai fshat dhe një ndër to edhe fakti se është kafshuar dy herë nga gjarpri. Djali ka lëshuar me qira shtëpinë në Tiranë dhe ajo jetonte në bodrumin e shtëpisë. Burri dhe djali e nxorrën nga bodrumi me idenë që do kthehej në fshat por Trëndafilja ka varrin e së bijës në Tiranë dhe ajo nuk do lëvizë për asnjë gjë në botë edhe nëse i del kundër bashkëshortit dhe djalit.
Eni Çobani: Pra ti ke dy shtëpi, një në fshat një në Tiranë, po si përfundove tek kjo dhoma?
Trëndafilja: Kam 18 vite që kam ardhur në Tiranë, e kam lënë fshatin, nuk kam shkuar asnjëherë për asnjë dasmë dhe asnjëherë për qejf. Nuk e dua sepse më ka ngrënë dy herë gjarpri një herë tëk baba një herë tek burri. Prej virusit më morën në fshat dhe kam ndejtur 5 muaj izolim aty, piva ilaçet e tensionit për t’i dhënë fund jetës që të mos bëja gjyq me fëmijën dhe burrin.
Unë i thoja do e bëj prap po nuk më dërguat në Tiranë. Ata thonë ku të rrijmë ne do rrish dhe ti, por unë nuk dua të më shkelë këmba në atë fshat. Jam ngritur dhe kam ardhur prap në Tiranë dhe kam fjetur në bodrumin e shtëpisë sime sepse djali katin që jetoja unë me burrin e kishte lëshuar me qira. Në krevatin tim ka futur qiraxhinj. Unë kërkoj thjesht një dhomë, nuk dua të ndaj burrin se kam 47 vite me të.
Eni Çobani: Si u larguat nga familja dhe erdhët tek kjo zonja?
Trëndafile: Jetoja në bodrumin e shtëpise, djali dhe burri thërrasin policinë dhe më nxjerrin jashtë.
Eni Çobani: Konflikti juaj me burrin dhe djalinë është se ju doni të jetoni në Tiranë dhe ata ju thonë hajde rri në fshat.
Trëndafile: Po.
Eni Çobani: Ti me fshatin ke një fiksim se thua të ha gjarpri.
Trëndafile: Nuk shkoj zonja Eni në fshat, shkoj e shoh vajzën në Tufinë.
Eni Çobani: Pra ju dëshironi të jetoni në Tiranë që të vizitoni dhe vajzën tuaj apo jo?
Trëndafile: Po këtu e kam problemin. Në bodrumin e shtëpisë time erdhi policia më nxorri, unë kam punuar për atë shtëpi.
Eni Çobani: Kush të nxorri nga bodrumi?
Trëndafile: Burri dhe çuni, donin të më merrnin në fshat. Djali më thoshte harroje Tiranën.
Eni Çobani: Nuk e di se si ky burrë dhe djali që dëgjojnë këtë zonjë këtu dhe të mos reagojnë dhe unë jam në pritje të një telefonate nga këta zotërinj për të më thënë që qëndron pretendimi i zonjës apo jo?