Qendra Shëndetësore në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan ka rënë pre akteve vandale, ku disa një person ka qëlluar me gurë duke i thyer disa nga xhamat e dritareve të saj. Në lidhje me këtë akt vandal, ka reaguar edhe deputeti Taulant Balla, i cili i ka cilësuar këto sulme si të frymëzuar nga nxitjet dashakeqe të politikës kundër bluzave të bardha.
Kjo qendër kishte vetëm 2 muaj që ishte rikonstruktuar dhe i ofron shërbim 7 mijë banorëve, ndërsa policia ka vënë në pranga autorit që ika dhunuar goditën. Në lidhje me këtë akt vandal, ka reaguar edhe deputeti Taulant Balla, i cili i ka cilësuar këto sulme si të frymëzuar nga nxitjet dashakeqe të politikës kundër bluzave të bardha.Balla duke e konsideruar dhunimin e kësaj qendre shëndetësore si sulm të paprecedentë, ka bërë thirrje që opozita të ndal sulmet dashakeqe ndaj bluzave të bardha, pasi nxisin sulme të tilla dhe se qendrat shëndetësore janë të të gjithëve, pa dallim partie.
“Mjaftojnë thirrjet e 2-3 politikanëve, personifikim i së keqes që të motivojnë njerëz të papërgjegjshëm, të cilët marrin guximin dhe godasin me gurë qendrën shëndetësore e cila u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kësaj zone. Janë më shumë se 7 mijë banorë që marrin shërbim këtu. E rikonstruktuar tërësisht sipas të gjitha standardeve, vetëm dy muaj më parë, persona të papërgjegjshëm marrin guximin të godasin këtë godinë e cila është në shërbim të të gjithëve pa dallim partie. Nuk e di ku e gjejnë guximin të godasin mbi institucionet e shëndetit publik. Prandaj, i bëj thirrje Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, Monika Kryemadhit të heqin dorë nga balta kundër bluzave të bardha në këto ditë të vështira. Janë mjekët, infermierët, i gjithë stafi spitalor që po bëjnë një punë të shkëlqyer në përballje me këtë armik i cili po godet të gjithë botën.Thirrjet, që motivojnë personat e papërgjegjshëm, me histori morgjesh dhe fshehje të numrit të të vdekurve, duhet të ndalen. Ne jemi Shqipëri dhe Shqipëria ka zakone të përcjelles dhe nderimit të të vdekurve dhe sipas zakonit në Shqipëri nuk mund të fshihen të vdekurit, por jemi të gjithë bashkë për t’i nderuar dhe për të ngushëlluar familjet. Por, akte si ky që ka ndodhur në Elbasan, ku motivimi i poshtër dhe i pisët politik, çon në goditjen e qendrave shëndetësore është i papranueshëm”, tha Balla.