Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç të enjten ka dërguar një kërkesë në institucionet qeverisëse së Kosovës për të kryer një vizitë së bashku me Kreun e zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, Ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriq në Prishtinë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme për mediat kosovare.
“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviq, Vuçië, Vulin dhe Gjuriq”, thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Ndërkohë që Ministria e ka refuzuar këtë kërkesë të pushtetarëve të Serbisë. Kjo kërkesë e Vuçiç ka ardhur pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
g.kosovari