Shtatë infermierë kanë rezultuar të prekur me Covid-19 në spitalin e Përmetit. Mësohet se bluzat e bardha dyshohet ta kenë marrë koronavirusin gjatë ndihmës që u kanë dhënë pacientëve të shtruar, apo përmes njëri-tjetrit.
Infermierët janë izoluar për momentin dhe po marrin trajtimin e nevojshëm në shtëpi, pasi kanë simptoma të lehta. Ndërkohë, ISHP-ja ka nisur hetimin epidemiologjik për rastin në fjalë, duke gjurmuar kontaktet e të infektuarve.
Ndërkohë, numri i të infektuarve vijon të rritet çdo ditë. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë shënuar 646 viktima dhe 29,837 persona janë të sëmurë aktivë me Covid-19.
g.kosovari