Kryeministri Edi Rama foli gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët këtë të martë për çështjen e ujit në vend. Kreu i qeverisë u pyet nga një gazetare se nëse e lan djalin me ujin e rrjetit pasi sipas saj ka përmbajtje të lartë klori që dëmton sytë.
Përgjigja e kryeministrit ishte e shkurtër ku tha se e lan Zahon dy herë në ditë. Kreu i qeverisë tha se duhet të pritet data 25 Prill për të parë sa i besueshëm është tek njerëzit.
Gazetarja: Zoti Kryeministër sa i besueshëm mendoni se jeni kur thoni se deri në vitin 2022 do të furnizohen 200 zona rurale me ujë të pijshëm kur furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm të Tiranës ka qenë premtim i juaji dhe i zotit Veliaj dhe ende nuk është realizuar. Ne nëpër shtëpitë tona nuk i lajmë dot fëmijët me ujin e rrjetit sepse ka një sasi të pakontrolluar të klorit dhe u dëmtohen sytë. Ju a e lani Zahon me ujin e rrjetit?
Edi Rama: Dy herë në ditë. Në mëngjes dhe në darkë sepse ka shumë dëshire që të lahet. Nuk e di se ku gjendet ujë tjetër përveç rrjetit. Nuk e lajm me ujë shiu, kjo është minimumi që mund të them. Kështu që nëse do të të ndihmojmë për fëmijët që t’u japë kurajo dhe fëmijëve të tu mund të vijë ndonjë ditë të shohë se si zhytet në ujë dhe është shumë mirë nga të gjitha pikëpamjet. Sa i përket sa i besueshëm jam unë prisni datën 25 Prill do ta shihni sa i besueshëm jam unë.
g.kosovari