Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në parlament.
Basha i nxit qytetarët të përfytyrojnë një qeveri që punon për njerëzit dhe jep ndihmë financiare për çdo familje.
“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.
Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!” – shkruan Basha.
Por fill pas këtij statusi ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ironizon duke shkruar: Përfytyroni dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë.
…dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë😀 pic.twitter.com/ENfhmnBSxs
— Edi Rama (@ediramaal) November 16, 2020