Deputetja Rudina Hajdari e ftuar në televizion “A2” foli për aksionin e saj politik dhe për alternativën e re që ajo do t’u ofrojë shqiptarëve.
Hajdari u shpreh se lançimi i kandidatëve të partisë së saj të re do të bëhet këtë muaj.
E pyetur nga gazetarët ajo u shpreh se në alternativën e re që propozon do të ketë dhe anëtarë të “Nisma Thurrje” dhe se konflikti mes tyre u fry disi nga media dhe partitë ekzistuese dhe se ajo dhe grupi i ri politik do të luftojë për vendosjen e shpresës dhe demokracisë në vend.
Hajdari shtoi gjithashtu se Basha i ka shërbyer Ramës duke braktisur Parlamentin dhe zgjedhjet lokale.
“Nuk ka njeri më të vendosur që t’i shërbejë Ramës se zoti Basha.
Basha i ka shërbyer duke braktisur parlamentin dhe zgjedhe lokale duke ja dhënë pushtetin në dorë për ta kontrolluar totalisht për t’i shërbyer atij në mënyrë stoike.
Nuk kam parë as në vendet lindore që t’i shërbejë e ta forcojë akoma më shumë këtë autokrat.
Në këto 30 vite që kanë kaluar dy partitë ekzistuese erdhën me premtimin se ne do të futeshim në BE. Vijojnë me të njëjtin premtim. I shërbyen interesave vetjake dhe jo shoqërisë.
Në grupin tonë secili ka peshë dhe rëndësi. Ka një lloj strukturimi. Lançimin e kandidatëve do t’a bëjmë këtë muaj. Kemi zgjedhur kandidatët pak a shumë për të gjithë qarqet.
Ky grup që ka anëtarë të Nismës thurrje. Konflikti ynë me “Nisma Thurrje” u fry nga media.
Ne nuk ramë pre e këtij presion, fillimet janë të vështira. Vizioni i grupit fillon me 26 prill. Është me vizione të qarta, nuk i shërben asnjë lloj grupimi.
Në 2025 do të të ecim më para me reformën zgjedhore. Ne do ta fitojmë këtë betejë që ka të bejë me vendosjen e shpresës dhe demokracisë në Shqipëri.
Nisma Thurrje është shoqëri civile, nuk mund të ketë anëtarë deputetë. Kemi marrëdhënie të shkëlqyer me z. Shabani.
Nuk ka njeri më të vendosur t’i shërbejë Edi Ramës se Zoti Basha. Basha i ka shërbyer duke braktisur prlamentin dhe zgjedhje lokale”, tha Hajdari.