FIFA ka shpallur sot zyrtarisht tre kandidatët për Topin e Artë. Nuk ka patur surpriza pasi dy emrat finalistë diheshin, mungonte vetëm i treti. Ronaldos dhe Messit i është bashkuar Neymar në treshen e fundit për të fituar çmimin prestigjioz.
Favoriti i padiskutueshëm është Messi që ka lënë në hije Ronaldon vitin që po mbyllet. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit dhe kampionatin spanjoll. Votimi për fituesin bëhet nga gazetarët dhe përfaqësues të kombëtareve. Çmimi jepet në fillim të janarit të 2016.