Një tjetër mësues në Shqipëri ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Bëhet fjalë për mësuesin e një shkolle në Gramsh, Xhevit Dyrmyshi, 66 vjeç, i cili nuk ia ka dalë në betejën me virusin e rrezikshëm.
Ai ishte shtruar në spital prej disa ditësh dhe gjendja iu përkeqësua pas komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Lajmin e ka ndarë faqja zyrtare në Facebook e Njësisë Vendore në Gramsh.
“Të hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të mësuesit Xhevit Dermyshi. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19. Por karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor. Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh i dërgon ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, familjarëve ,kolegëve dhe miqve të shumtë! U prehtë në paqe”, mbyllet njoftimi.
Brenda dy ditësh, kanë humbur jetën katër arsimtarë, tre nga të cilët ditën e djeshme, dy nga qarku i Elbasanit dhe një nga ai i Fierit.
g.kosovari