Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit, kryesisht në zonën e plazhit, ndërsa në pranga është vënë një person.
Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet K.M., 17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ndërkohë që policia ka proceduar penalisht 2 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër.
Proceduan penalisht në gjendje të lirë (për shkak të moshës), shtetasit A. D., 18 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe O. M., 16 vjeç.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. N., 21 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Pas veprimeve hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në banesat e disa shtetasve, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku kanë vjedhur orendi të ndryshme shtëpiake.
Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur në ambientet e dy shkollave në lagjen nr. 13, Durrës dhe një banke, sende dhe materiale të ndryshme, në mënyrë të përsëritur.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sende dhe materiale të ndryshme të vjedhura nga këta shtetas dhe vijon puna për gjetjen e provave të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari