Gjykata e Tiranës ka dënuar me 100 orë punë publike futbollistin e Tiranës, Winnful Cobbina për shkak të falsifikimit të lejes së qëndrimit në Shqipëri.
Ky falsifikim u zbulua nga policia kufitare e Rinasit, kur ndaloi futbollistin në vitin 2019. Futbollisti afrikan është pajisur me pasaportë shqiptare brenda 8 orëve pas firmës së presidentit Ilir Meta.
Cobbina e ka marrë nënshtetësinë në emër të interesit kombëtar, duke e përjashtuar nga plotësimi i të gjitha kritereve, përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe. Ganezi është pjesë e kampionëve të Shqipërisë që prej sezonit 2018-19.
Çëshja “Cobbina”, ngriti javët e fundit polemika dhe debate të shumta në shtyp, ku presidenti Meta akuzohej se kishte shkelur ligjin me dhënien e nënshtetësisë së futbollistit pa bërë verifikimet e duhura.
/a.r