Një revolucion i vërtetë digjital ka ndodhur me ofrimin e shërbimeve publike online në Shqipëri. Në vitin 2013, Shqipëria ofronte vetëm 13 shërbime publike online ndërsa sot, qytetarët shqiptarë marrin 760 shërbime online përmes platformës unike e-Albania.
Është drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj ajo e cila bën me dije shifrat teksa ndan edhe një video ku dokumentohet gjithë puna e AKSHI-t dhe shërbimeve që ofrohen në e-Albania.
“Deri në fund të vitit, mbi 1300 shërbime, ose 95 % e të gjitha shërbimeve publike, do ofrohen online për qytetarët dhe biznesin” shkruan Karçanaj teksa e cilëson një transformim të paimagjinueshëm atë që ka ndodhur në këto 7 vite.