Ish-kryeministri i Shqipërisë në kohën e Luftës së Kosovës, Pandeli Majko ka thënë se aktakuzat për krime lufte ndaj Thaçit dhe Veselit janë shpifje dhe një tentativë për të ndryshuar elitën e politikës së Kosovës.
Më tej Majko thotë se anëtarët e NATO-s që kanë qenë prezentë në Shqipëri, kanë gjetur krime të bëra vetëm nga pala serbe.
Fevziu: Majko ju keni qenë kryeministër i Shqipërisë në kohën e Luftës së Kosovës, a janë të vërteta akuzat dhe çfarë dini ju për shtëpinë e verdhë? A ka ekzistuar ajo në territorin shqiptar?
Majko: Po të kishin qenë të vërtëta këto do ishin bërë shumë dokumentarë deri tani, dhe do kishte shumë raporte nga shtetet anëtare të NATO-s që ishin në Shqipëri. Misioni i NATO-s ka gjetur krime lufte që vinin nga pala serbe. Kush thotë se krime të tilla janë bërë nga UÇK-ja, jo vetëm që janë të shpifura, po do vinin në dyshim misionet e NATO-s që ishin atëherë këtu. Prezenca e tyre ne vendin tonë ka qenë e jashtëzakonshme. Nuk ekziston asnjë dokument që të ketë vërtetuar ato që janë shkruar në aktakuzën e gjykatës special. Unë jam këtu të mbroj atë që është për t’u mbrojtur. Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe pozicionin e Shqipërisë. Mendoj se për këtë çështje, janë dokumente dhe ka informacioni të çdo shteti që ka qenë pjesëmarrës dhe në arkivat e NATO-s. Kjo është një tenatativë për të ndryshuar elitën e politikës së Kosovës, mendoj unë.
g.kosovari