Champions League i lë radhën përballjeve në Europa League, ku marrin pjesë disa klube të mëdha duke nisur nga Milani e Arsenali. Sonte të dyja këto do të zbresin në fushë në orare të ndryshme dhe do tentojnë fitoret e dyta, për të vijuar të qetë rrugën drejt kalimit në raundin me eliminim direkt.
Veç këtyre dy ekipeve luajnë edhe Tottenham, Leicester, Napoli e Roma, si dhe gjermanët e Bayer Leverkusen që morën një fitore tenistike në ndeshjen e parë. Nuk mungojnë shqiptarët, me Marash Kumbullën, Elseid Hysajn, Enea Mihajn dhe Lirim Kastratin, që do të zbresin në fushë.
Sigurisht pa harruar edhe Xhakën, Mustafin dhe Albian Ajetin, që përfaqësojnë Zvicrën e Gjermaninë, apo Januzajn e Belgjikës. Kumbulla do të përballet me Ali Sowe, i cili më parë ka qenë pjesë e Superiores me Skënderbeun dhe tani luan me CSKA Sofia.
Napoli i Hysajt ka një sfidë delikate, në transfertë kundër Real Sociedad që ka në ekip belgun me origjinë shqiptare, Adan Januzaj. Po sonte luan edhe Peter Olayinka, mjaft i njohur në vendin tonë pas shkëlqimit me Bylisin dhe Skënderbeun.
EUROPA LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
E enjte, më 29 tetor, ora 18:55
Milan-Sparta Prague
AEK-Leicester
Antwerp-Tottenham
CSKA Moscow-D. Zagreb
Feyenoord-Wolfsberger AC
Crvena Zvezda-Liberec
Zorya Luhansk-Braga
Gent-Hoffenheim
LASK-Ludogorets
Lille-Celtic
Qarabag-Villarreal
Sivasspor-Maccabi Tel Aviv
E enjte, më 29 tetor, ora 21:00
Arsenal-Dundalk
AS Roma-CSKA Sofia
AZ Alkmaar-Rijeka
Benfica-St. Liege
CFR Cluj-Young Boys
Granada-PAOK
Molde-Rapid Vienna
Nice-H. Beer Sheva
Omonia-PSV
Rangers-Lech Poznan
Real Sociedad-Napoli
Slavia Prague-Bayer Leverkusen
g.kosovari