Doktor Skënder Brataj ka thënë sot në ‘Repolitix’ se nuk mjafton vetëm distancimi social, por patjetër duhet maska, paska spërklat kanë mijëra mikrobe dhe arrijnë disa metra larg.
Duke folur për masat anticovid dhe një mbyllje të mundshme ose jo, Brataj tha se kolla dhe tështima janë shumë të rrezikshme nëse nuk mbajmë maskë, pasi spërklat e tyre arrijnë deri në 8 metër largësi.
Pra pa maskën, distancimi 2 metër nuk ka vlerë.
Brataj: Mbajtja e maskës është e domosdoshme. Tani kam parë që shumë op e mbajnë maskën. Përmes spërklave përhapet, ndërsa nga ajri ende nuk ka studime që thonë se përhapet. 600-3000 spërkla mund të përhapi një person në një minutë. Një spërkël ka 70-100 mikrobe. Kolla ka 1000-10.000 në minutë. Tështima arrin 6-8 metër distancë. Këto janë studimet e fundit. Varet dhe nga mosha apo nga fuqia e mushkrive që kemi. Pra nuk duhet vetëm distancimi fizik, por dhe maska. Fauci tha se ishim në mes të rebeshit, tani jemi në rebesh, por me çadër.