Rikthehet paniku nga koronavirusi në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 21,994 raste të reja me virusin e rëndë, nga 174,398 teste të kryera.
Po ashtu, autoritetet e vendit konfirmuan se brenda ditës kanë ndërruar jetë nga Covid-19 edhe 221 qytetarë.
Rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve është sërish Lombardia, ku u regjistruan 5,035 raste të reja, e ndjekur nga Piemonte (2,458), Campania (2,761) dhe Lazio (1,993).
Ndërkohë, presioni mbi njësitë e kujdesit intensiv po rritet. Edhe 127 pacientë të tjerë raportohet t’i jenë shtuar këtij pavijoni. Ndërsa, në total, numri shkon në 1,411.
/e.rr