• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha e Kryemadhi nuk kanë bërë një shkollë për Tiranën”, Veliaj: Duan vota për një parti që është rrënuar

by Ardit Rada
27/10/2020 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Neës 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi një gënjeshtër të madhe deklaratën e Kryemadhit dje, e cila tha se shkolla e re “Sami Frashëri” do të ndërtohet në Paskuqan. Veliaj sqaroi se kjo është një gafë e Kryemadhit, pasi Paskuqani bie në Kamëz dhe ky është një tjetër tregues se ajo nuk di as kufijtë e Tiranës.

“Kryetarja e LSI-së ka rreth 30 vite që ia fut kot! Thotë të pavërteta, hap panik, mundohet të shfrytëzojë fatkeqësitë apo vuajtjet e dikujt për kapital politik. Ajo është një kartë e djegur. Mjafton të shihni sot fillimin e punimeve të rruga e Barrikadave, ku ka qenë ish-shkolla ime e vjetër “Sami Frashëri”, një projekt që është bërë me dashuri, është financuar nga qeveria shqiptare. Do të jemi pasnesër bashkë me Ogertën për inspektim te shkolla “Sami Frashëri”. Është pjesë e projektit të rindërtimit, që përfshin edhe 10 shkolla të tjera, pra 11 në total. Por, si gjithmonë, kryetarja e LSI-së hap panik, gënjen publikisht, pa u skuqur fare. T’i vijë turp sepse panikos prindër dhe fëmijë që nuk i kanë asnjë borxh, as asaj, as familjes së saj, as LSI-së. Shkolla e re do ndërtohet në kohë rekord dhe besoj do kapim vitin tjetër shkollor. Shkolla shkon nga 24 klasa në 48 klasa, me 7 laboratorë. Për nga vlerat e arkitekturës, si çdo shkollë e re, si shkolla “Kosova”, “Servete Maçi”, “Betim Muço”, si shkolla “Ardian Klosi”, si shkollat e reja që po ndërtohen në Institutin Bujqësor, te Don Bosko dhe Shqiponja, do i rrisin vlerën pronës. Prona, ose vlera e ndërtesës apo apartamenteve rritet kur janë edhe institucionet arsimore pranë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se Basha e Kryemadhi, kur kishin mandatin qeverisës, nuk bënë një shkollë dhe nuk lanë asnjë gjurmë në Tiranë. “Nëse Lul Basha dhe Monika Kryemadhi më gjejnë një shkollë që bënë gjatë qeverisjes së tyre në Tiranë, unë do ta lë këtë pozitë sepse them kanë lënë një gjurmë në këtë qytet. Por ata nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Është për të ardhur keq që një drejtuese partie, që para ca kohësh ishte në parlament, as nuk e di që Paskuqani i bie në një Bashki tjetër. Pra si mund të ndërtojë Bashkia e Tiranës një shkollë në një Bashki tjetër? Pse jo në Tropojë, ose Kukës? Kështu thjesht diskreditohen ata që i thonë ato gënjeshtra. Besoj që shumë njerëz që për 30 vite bëjnë pyetjen: Këta personazhe që janë mbajtur me paratë e taksapaguesit, çfarë gjurme kanë lënë? Përgjigjja, fatkeqësisht është: Zero, asnjë gjurmë”, theksoi Veliaj.

/e.rr

Next Post

Berisha si garant i të pakënaqurve të Bashës, në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në Apel

September 16, 2026
Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

September 16, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

September 16, 2026
Ali Ahmeti: Përmes Gjykatës Speciale, Serbia po përpiqet të përmbysë arritjet e Kosovës

Ali Ahmeti i zhgënjyer nga vendimi i Hagës: Njollosje e Kosovës!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com