Prej momentin kur lista u bë publike, Lulzim Bashës i mbeti barra e sqarimit të ish-deputetëve të mërzitur. Sot ishte radha e Tritan Shehut, i cili pasi zbriti shkallet e selisë blu la te kuptohet se mërinë e kishte me anëtarët e komisionit: Genc Rulin, Bujar Nishanin, Besnik Mustafajn dhe Enriketa Papën, të cilët i shpërfilli publikisht.
Endri Hasa, një prurje e Lulzim Bashës në zgjedhjet e shkuara gjithashtu nuk u konfirmua, por edhe deputetët zonja të cilat u promovuan falë listës së 2017-së. Më herët anëtarësia përjashtoi me votë Klevis Balliun dhe Astrit Veliajn, si dhe tre ish-kryebashkiakët e Tropojës, Kukësit dhe Pogradecit. Nga nisja e procesit në bazë vetëm 326 kandidatë ia dolën të kalonin në fazën finale, e cila do duhet të marë edhe miratimin e forumeve më të larta.
Top Channel