Në Pristinë po mbahet protesta e Opozitë.
Ish kreu i Vetëvendosjes, deputeti Albin Kurti është në Manifestimin e opozitës që po mbahet aktualisht në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kurti edhe përkundër që ka fletarrest në Policia kjo nuk e ka ndalur që ai të merr pjesë në protestë.
Nis manifestimi protestues i opozitës. Qytetarët po mbajnë në duar flamuj të ndryshëm, më së shumti shihet flamuri kombëtarë shqiptarë, ai i Kosovës, Amerikës, etj.
Ndërkohë shumë prej tyre kanë në duar edhe pankarta me mbishkrime: “Stop territorit qeveritarë, Hashimi e nisi Isa e bitisi, Çlirimi është detyrë, S’ka dhunë që na ndalë”, etj.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se sot janë mbledhur nga gjithë vendet e Kosovës për t’i thënë jo negociatave. Ai ka thënë se muaji nëntor është i shenjtë për të gjithë shqiptarët, por sipas tij nëntorit çdo herë kanë qenë të vështirë për shqiptarët. Ymeri ka thënë se pushteti i Isa Mustafës e Hahsim Thaçit po i copëton trojet.
Ymeri deklaroi se Republika e Kosovës duhet të jetë republike e drejtësisë. Ai ka thënë se nuk do ta pranojnë ndarjen e Kosovës dhe nuk do ta pranojnë as Zajednicën.
Fatmir Limaj i ka bërë thirrje Isa Mustafës e Hashim Thaçit t’i tërheqin marrëveshjet sepse ato nuk kalojnë.
Kryetari i NISMA’s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Flamurit.
Ai ka thënë se 28 Nëntori është i shenjtë për shkak të Skenderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit.
“Sot, në këtë ditë të shenjtë jemi bashkuar, qytetarë të Republikës së Kosovës, pa dallime partiake. Jemi bashkuar për Kosovën, për Shtetin tonë, për pavarësinë tonë”, ka thënë Limaj, para protestuesve.
Ai ka thënë se bashkimi i qytetarëve s’ka ndodhur kundër dikujt por për të mbrojtur pavarësinë e Kosovës.
“S’ka konflikt të brendshëm. Qytetarët janë në konflikt me dy marrëveshjet që janë kundër Kosovës”, ka thënë Limaj.
Turmat therasin emrin e Ramush Haradinajt by GazetaExpress