Një deputete ruse dhe bashkëshorti i saj kanë gjetur vdekjen në automjetin ie tyre i cili u hodh në erë me eksploziv. Në momentin e krimit ata ishin duke bërë seks dhe trupat e tyre u gjetën gjysmë të zhveshur.
Autoritetet përkatëse ruse bëjnë me dije se shpërthimi u shkaktua nga një sasi eksplozivi e vendosur në pjesën e pasme të një automjeti tip Toyota RAV4.
Ngjarja ndodhi në qytetin siberian Novosibirsk, pranë zyrës së deputetes, ndërkohë që temperaturat ishin -6 gradë.
E trishtueshme është se çifti ka lënë pas një vajzë 4 vjece, jetime, kurse dhe më tragjike bëhet ngjarja kur hetuesit theksojnë se eksplozivi është vendosur nga vetë i shoqi, një tip i njohur për xhelozinë ndaj së shoqes.
Policia ka dyshime se i shoqi, Nikita, e ka vendosur vetë eksplozivin për xhelozi. Policia thotë se çifti kishte pasur një sherr përpara incidentit fatal dhe ai e
akuzonte se ajo e tradhtonte me një dashnor të pasur. Një tjetër pistë ku po hetohet është se shënjestër e shpërthimit ka qenë vetëm Nikita. Ky i fundit kishte shërbyer më parë në forcat speciale, por së fundmi ishte pa punë. Kjo ishte një tjetër arsye për sherret mes tyre.