Më 21.10.1995 në ora 13,30 tre vetura të prezantuara si të policisë kriminale zbarkuan në oboorin e kompanisë “Albatros” tek ish- frigoriferi i Tiranës.
“Policët” civilë kishin me vete pistoleta dhe pranga, të cilat ja hodhën në duar Remzi Hoxhës, presidentit të kësaj kompanie.
Remzi Hoxha me origjinë është nga Kosova, por kishte lindur më 1955 në Shkup.
Ai kishte përfunduar fakultetin e Kimisë në Prishtine dhe më pas merrej me biznesin e argjendarisë në qytetin e Ferizajt, ku pati pesë fëmijë.
Ai ishte detyruar të largohej nga Kosova, pasi ishte vënë në shenjestër të policisë serbe për shkak të detyrës si kryetar i Sidnikatës së Zejtarëve.
Meqe kishte edhe fletë-arrest nga policia serbe, u detyrua qe t’a shesë shtëpinë dhe dyqanin e argjentarisë në Ferizaj dhe te largohet nga Kosova.
Me këto para hapi biznesin në Shqipëri, për përpunimin e konstruksioneve tëdDuraluminit-vetratave-dyer, dritare etj.
Familja e Remzi Hoxhës, një muaj më pas e dëshpëruar i ka dërguar këtë letër presidentit Ibrhaim Rugova dhe kryeminstrit të asaj kohe Bujar Bukoshi, duke përshkruar me besnikëri çdo detaj nga rrëmbimi prej SHIK-ut.
Letra është një kronologji serioze e rrëmbimit të Remzi Hoxhës dhe provon qartazi se shteti shqiptar kreu një krim, me dijeni të plotë dhe tentoi ta mbulojë atë.
Sali Berisha ka deklaruar së fundmi se ai e ka marrë vesh disa vite më vonë ngjarjen, por dëshmia provon se ai ka qenë i informuar qysh ditën e parë.
Ja si e përshkruan familja e Remzi Hoxhës, kronologjinë e rrëmbimit dhe zhdukjes muajin e parë
Personat që e arrestuan ishin të moshës 35 – 47 vjec. Ata e morën Remziun në makinën e parë Ëolsfagen e tipit të ri me ngjyre ulliri dhe me targa të Tiranes TR 2449 C dhe ikën me shpetjesi.
Dy veturat e tjera e ndoqën pas.
Pas pesë minutash punëtorët e kompanisë bënë denoncimin në Rajonin nr 3 të policisë, fillimisht me telefon dhe pastaj me shkrim.
Policia e rajonit nr. 3 ka dhënë urdhër për kërkim të makinës me targa të lartëpërmendura dhe personave të tjerë.
- Ne oren 14.45 te së njëtës ditë , në vendin e ngjarjes rikthehen tre personat me të njëjtat makina . Njeri prej tyre i tregon punëtorit të firmës dokumentin e policise kriminale dhe u prezentua si shef i grupit arrestues.
Karakteristikat e tij ishin:
Ishte 45 gjer 47 vjecar, me dialekt jugor dhe me nje vecori karakteristike, krahun e djathtë e kishte me të shkurter ( me defekt ) . Ata në vendin e arestimit mbeten afro 45 minuta.
Aty bënë kontollimin e makinës në prezencën e punëtorëve, morën dokumentat e makinës së Remzi Hoxhës dhe disa pako cigare, pastaj edhe këmbyen cigare me puntorët e firmës, duke thënë keshtu e ka policia natyrën e punes dhe se kemi marrur Remziun per verifikim personi dhe se do ta lëshojmë sa më shpejtë.
-Pasi ikën këta edhe për së dyti, shkoi në vendngjarje policia e rajonit.
Nr.3 te cilet qendronin rreth objektit të firmës dhe pas pak morën urdhëresë nga Komisariati i policisë që të largohen prej aty dhe të kthehen ne rajon.
Kjo polici vetem mori shenime formalisht për Remziun me motivacion se Remziu është rrëmbyer dhe se po e kërkojnë.
-Me 23.10.1995, d.m.th. pas trí dite vjen ne puntori nje inspektoret e krimit te Rajonit nr. 3 dhe thote se ka urdher te ju informoje se REMZI HOXHA është liruar nga arresti.
Ai piu dhe një cigarë me punëtorët e firmës dhe familjarët, e pastaj iku. Por ata pritën kot se Remziu nuk erdhi.
Pas kësaj familjarët shkuan tek Rajoni nr. 3 i policise dhe kërkuan sqarime për ata që ju tha inspektori i policisë kriminale.
Dezhurni u tha se shefi i polícise se krimeve “nuk gjendet ketu, mirepo nese doni mund të takoni Z. Q”, qe ishte po i njejti “i cili erdhi ne punishte dhe na tha se Remziu eshte liruar”.
Në rajon te policise u tha se urdhërin e kishte prej eprorit te vet se me teper nuk mund te na informoje dhe na largoi prej aty duke thene se cdo informate tjeter po qe se ia jep famijes, do te rezikonte vendin e punes se vet dhe aq me keq, se mund t’i shkojë edhe koka.
Këtë deklaratë inspektori e bëri në prezencë të 6 dëshmitarëve.
-Me 24.10.1995 vjen ne punëtori nje inspektor tjeter i policise se krimeve, lir Gjeka, i cili thote se Remziu duhet te lirohet. Pastaj erdhi sërish dhe kërkoi gjeneralitetet e Remziut meqë nuk ishte liruar.
-Me 26.10.1995 trokitem ne dyert e SHIK-ut ne Tirane , ku na thane se rastin e njohin, mirëpo asgje nuk mund t’ju ndihmojme, por na thane interesohuni ne SHIK-un qëndror ku me telefon nge porta e hyrjes na thane se e kemi marrë një telegram nga familja per kete rast dhe qe do t’ju informojme.
Ne pyetjen tone se a e dini se ku eshte Remziu, ata nuk na thane asgje se ështe ketu apo aty, apo se eshte rrembyer nga rrembyes.
-Me telegrame i njoftuam organet kompetente zyrtare menjehere dhe ate: Presidentin e Republikes Sali Berisha, ministrin e rendit, kryetarin e SHIK-ut, Ambasaden shqiptare ne Maqedoni, Lidhjen Demokratike te Kosoves, Partinë e Prosperitetit Demokratik te Shqiptareve ne Maqedoni, Sindikaten e Pamvarur te Kosoves dhe te Shqiperise, duke shpresuar se do te dalin ne ndihme.
Keshtu iu drejtuam edhe Ambasades se Maqedonise ne Tirane, si dhe shefit te perfaqësise se Zyres se Republikes se Kosoves, ne Tirane.
Po ashtu informuam edhe Komitetin e Helsinkit per mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne Shqiperi, Prokurorine e qytetit te Tiranes dhe te Republikes.
-Nga kryesia e LDK-sene Prishtine iu shpreh shqetesim per kete rast shefit te Zyres se Republikes se Kosoves llaz Ramajlit i cili edhe u autorizua nga Prishtina qe t’interesohet per REMZI HOXHEN, por edhe ky deri tani nuk e ka informuar familjen se ka mesuar dicka te re per kete rast.
-Kryesia e partise per Prosperitet Demokratik te Shqiptareve ne Maqedoni, perkatesisht kryetari i kesaj partije z. Arber Xhaferi shprehu shqetesimin e kesaj partije te Partija Demokratike Shqiptare nepermjet faxit.
Po ashtu me z.Shaban Memija, sekretar i deges se PD-Tirane dhe deputet, biseduan anëtaret e familjes, i cili tha se kam biseduar me organet e rendit dhe se nuk ka te beje me vrasje, plagosje apo lendim te Remziut, mos u shqetesoni se jemi ne hulumtim te rastit dhe presim lajme te mira, mirëpo ma vone nuk na informoi se ku gjendet Remziu.
-Duhet theksuar se ambasadori i Shqiperise ne Shkup e informoi famijen e Remziut ne Shkup se sipas te dhenave qe i ka mare nga organet shteterore te Shqiperise, Remzi Hoxha eshte rrembyer nga rrembyes te panjohur dhe se organet policore po e kerkojne dhe se per te dhena te tjera do t’ju njohtojme.
-Me date 10.11.1995 ne zyret e firmes “Albatros ‘ erdhen dy inspektor te SHIK-ut, kryesori ishte Z. J. Osmani me nje bashkëpunëtor dhe ata kerkuan per here te pare pas tre jave shpjegime, se si ka ndodhur ngjarja e marrjes se Remziut.
Na thane se do te interesohen per kete rast dhe do te na informojne.
-Me 13.11.1995 ne firmen “Abatros’ dhe ne shtepine e Remziut erdhen inspektoret e krimit: llir Zeka , Zogrf Qulai dhe Alban Omari, per te marrë deklarata me shkrim prej punëtoreve dhe anëtareve te familjes se si ka ndodhur rasti, pra kete e bejne pas tre jave.
-Perkunder te gjitha perpjekjeve te siperpermendura familja e tij nuk mori ende asnje lajm zyrtar nga organet e siperpermendura, ndaj edhe shpreh brengosje te thelle per kete rast meqenëse organet perkatëse kane shprehur interesim shume te vogel apo ma mire me thëne, interesimi ishte formal dhe shpesh kontradiktor.
Familja nuk la asnje dere pa trokitur me qellim qe te gjeje zgjidhje.
Gjate kesaj periudhe shpesh na u ofruan informata jo zyrtare te cilat po na shqetesojne shume duke na shtyre te supozojme me te keqen, keshtu ne famije eshte krijuar nji atmosfere teper brengosese.
Nese se shpejti nuk informohemi nga organet kompetente po frigohemi se rezikohet vetë i arrestuari Remzi Hoxha bashke me familjen e tij fizikisht e psiqikisht, sepse vet deklarata e policise thote se eshte rrembyer nga rrugacet, d.m.th. se vetem ata mund te na kthejne babain, bashkeshortin, vellaun, djalin tone.
- Pasi kaloi nje muaj, familja mendon se kjo shkrese qe po ua ofrojme le te jete njoftim per rastin shume te vecante. Ju lutemi shume te kuptoni gjendjen tone shpirterore familjare dhe se familja jone me pare nuk jemi ballafaquar me keso probleme-maltretime.
Kemi frike qe ne kete gjendje qe jemi te mos gabojme dhe te mos na e shfrytezoje dikush rastin e te na keqtrajtoje./TEMA
/e.rr